Osimhen kalon legjendën George Weah, bëhet afrikani që shënon më shumë gola në serie A

Osimhen kalon legjendën George Weah, bëhet afrikani që shënon më shumë gola në serie A

22:28, 07/05/2023

Viktor Osimhen është padyshim lideri i Napolit në këtë sezon që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion.

Bomberi nigerian gjeti rrugën e rrjetës në duelin e sotëm ndaj Fiorentinës, që u mbyll me shifrat 1-0 për napolitanët.

Goli i sotëm ishte i 47-ti në Serinë A për Osimhen. Falë këtij goli, sulmuesi 24-vjeçar është bërë lojtari afrikan që ka shënuar më shumë gola në elitën e futbollit italian, duke parakaluar kështu një legjendë si George Weah, që në të kaluarën ka fituar edhe “Topin e Artë”. 

Liberiani Weah arriti të shënonte 46 gola me fanellën e Milanit në sezonet 1995-2000, ndërkohë që Osimhen deri tani ka mundur të shënojë 47 herë.

Gjasat janë të mëdha, që në qoftë se nigeriani qëndron te Napoli, ta thellojë akoma më shumë këtë rekord, duke e bërë të pathyeshëm për brezat e ardhshëm. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco