VIDEO/ Napoli e feston me fitore titullin në ‘Maradona’, Fiorentina bën ‘korridorin e nderit’ për kampionët

VIDEO/ Napoli e feston me fitore titullin në ‘Maradona’, Fiorentina bën ‘korridorin e nderit’ për kampionët

20:57, 07/05/2023

Napoli u shpall matematikisht kampion i Italisë në javën e 33-të, në fushën e Udineses, ku barazoi 1-1.

Sigurisht që tifozët e shumë napolitanë meritonin një festë madhështore në stadiumin “Maradona”, në sfidën me Fiorentinën.

Impianti i Napolit, i mbushur plot e përplot, përjetoi momente emocionuese, me tifozët që brohoritën njëri pas tjetrit emrat e futbollistëve që do të zbrisnin në fushë.

Futbollistët miq, siç e do zakoni, krijuan korridorin e nderit për kampionët e rinj të Serisë A.

Sa i përket ndeshjes, Napoli fitoi 1-0 me golin e lojtarit më të mirë të këtij sezoni, Osimhen, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë (kishte humbur një 11-metërsh më herët).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco