Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Real Madridi fiton Kupën e Mbretit në Spanjë, shikoni golat me të cilët mposhti Osasunën

Real Madridi fiton Kupën e Mbretit në Spanjë, shikoni golat me të cilët mposhti Osasunën

10:21, 07/05/2023

Lojtarët e Real Madridit fituan Kupën e Mbretit në Spanjë pas triumfit ndaj Osasunës në finale me rezultat 2-1, duke arritur kështu trofeun e 20-të në këtë kompeticion, dhe i pari pas nëntë vitesh.

Klubi mbretëror e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaloi në avantazh 1-0 në minutën e 2-të me Rodrygo, por edhe pse pati disa raste të pastra, ashtu si Osasuna në krahun tjetër, pas 45 minutave të para rrjetat nuk u tundën më dhe Reali e mbylli pjesën e parë me avantazhi minimal.

Osasuna u rikthye në minutën e 58-të kur Torro shënoi për 1-1 për shpërthimin e tifozëve të këtij klubi në stadiumin De La Cartuja të Seviljes, por festa nuk zgjati shumë sepse 12 minuta më vonë Rodrygo shënoi të dytin gol, duke i rikthyer Realit avantazhin dhe në fund i solli fitoren dhe Kupën e Mbretit.

Për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, ky është trofeu i dhjetë që fiton me klubin në dy mandate dhe sigurisht që duhet të falënderojë më së shumti portierin Thibaut Courtois, i cili arriti të reagonte mirë në katër raste të pastra.

Ky është trofeu i 20-të i Kupës së Mbretit për Real Madridin, i pari që nga sezoni 2013/2014, dhe i gjashti që nga sezoni 2001/02.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco