Sfida ndaj Lazio-s, flet Pioli: Shumë e rëndësishme, nuk duhet të bëjmë gabime

Sfida ndaj Lazio-s, flet Pioli: Shumë e rëndësishme, nuk duhet të bëjmë gabime

21:08, 05/05/2023

Aktualisht është jashtë zonës Champions dhe për Milanin, Lazio është një pengesë që duhet të kalohet me çdo kusht. Skuadrat do të përballen ditën e diel në një sfidë direkte për zonën Champions dhe Pioli me të tijët ka vetëm një objektiv, fitoren. Në prag të kësaj sfide, tekniku ka dhënë konferencën për shtyp ku foli për atë që e pret Milanin në këtë sfidë, rëndësinë e ndeshjes dhe vështirësitë që kuqezinjtë kanë hasur.

“Është një titull për një ekip shumë të fortë, i cili meriton komplimente. Një fitore e merituar, urime për të gjithë klubin, Spallettin dhe lojtarët. Festimet na kujtuan atë që ndodhi vitin e kaluar, shpresojmë ta përsërisim së shpejti.”

SKUADRA- “Skuadra është e vetëdijshme për mundësitë që ka shpërdoruar, dhe e dimë që nuk duhet të bëjmë më gabime. Është një ndeshje jashtë ose brenda Championsit. Duhet të bëjmë shumë pikë nga tani e tutje dhe sfida ndaj Lazios është një ndeshje shumë e rëndësishme.”

FORMACIONI- “E di pse bëj shpesh zgjedhje të ndryshme. Nuk ka Milan 1 dhe Milan 2. Barazimet kanë ardhur me tipe të ndryshme formacioni, ndërsa paraqitjet e mira nuk kanë munguar kurrë. Ka munguar vetëm rezultati pozitiv dhe duhet të bëjmë shumë më mirë te kjo pikëpamje.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco