Lajmi i fundit

LIVE/ Anëtarët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, deklaratë për mediat

Goditi me shuplakë lojtaren e tij, përjashtohet përjetësisht nga volejbolli trajneri i Korçës U-18

Goditi me shuplakë lojtaren e tij, përjashtohet përjetësisht nga volejbolli trajneri i Korçës U-18

18:38, 05/05/2023

Ashtu siç pritej ka ardhur edhe dënimi për trajnerin e ekipit të Korça Vollej U-18. Romeo Xega nuk e mendoi dy herë që të godiste me shuplakë lojtaren e tij, duke i dhënë direktivat e lojës në mënyrë tërësisht të pazakontë. Për këtë arsye, Komisioni i Diplinës vendosi heqjen e licencës për të dhe tani nuk do të ketë më mundësinë e drejtimit të një ekipi.

Komiteti Ekzekutiv vendosi:

– Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco