Akuzohet në rrjetet sociale për doping, Modriç gati për betejë ligjore

Akuzohet në rrjetet sociale për doping, Modriç gati për betejë ligjore

11:19, 04/05/2023

Dëmtimi i kroatit Luka Modriç ishte një nga lajmet më të këqija që Ançeloti mori ditët e fundit.

Veçanërisht po të marrësh parasysh se në pak ditë “Los Blancos” luajnë fatet e sezonit të tyre.

Të shtunën janë në finalen e Kupës së Mbretit dhe në dy mesjava radhazi në mesin e majit luajnë një vend në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt.

Kroati po bën të pamundurën për t’u riaftësuar në kohë për të qenë gati për Cityn.

Për këtë arsye, ai madje udhëtoi drejt Beogradit për të ndjekur një kurë të veçantë.

Por vizita e tij në kryeqytetin e Serbisë është përfolur shumë, veçanërisht në radhët e tifozëve të Barcelonës.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjetet sociale, duke e akuzuar Modriçin për përdorim substancash të ndaluara (doping) për t’u riaftësuar nga dëmtimi.

Në lidhje me këto akuza, Modriç ka angazhuar avokatin e tij, duke premtuar betejë ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco