Leipzigu shkatërron Frieburgun dhe siguron finalen e Kupës

Leipzigu shkatërron Frieburgun dhe siguron finalen e Kupës

22:42, 02/05/2023

 

Leipzigu është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. “Demat” e patën formalitet gjysmëfinalen ndaj Frieburgut, të cilin e mposhtën thellë 4-1.

Një sfidë e mbyllur praktikisht që në pjesën e parë, fraksion gjatë të cilit Leipzigu i shënoi të gjithë golat.

Dani Olmo dhe Henrichs shënuan dy gola të shpejtë në minutat 13’ dhe 14’, ndërsa në fundin e pjesës së parë realizuan edhe Szoboszlai e Nkunku.

Rrjedha e lojës mund të ndryshonte pas ndëshkimit të Gvardiol me karton të kuq, por edhe pse në inferioritet numerik, Leipzigu, ia doli të mbronte avantazhin e thellë, me golin e Gregoritsch që vlejti për statistikë Frieburgut.

Në finale Leipzigu do të ndeshet me fituesin e çiftit Stuttgart-Eintracht Frankfurt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco