Kahn dhe Salihamidzic rrezikojnë shkarkimin, në fund të muajit vendoset e ardhmja e tyre

Kahn dhe Salihamidzic rrezikojnë shkarkimin, në fund të muajit vendoset e ardhmja e tyre

17:31, 02/05/2023

 

Oliver Kahn rrezikon shkarkimin? “Fjalët që qarkullojnë nuk janë të vërteta”, kishte siguruar presidenti i klubit Herbert Hainer në 20 prill, por rezultatet e dobëta të Bayernit të Mynihut kanë vendosur që tani të ardhmen e ish-portierit të njohur.

Nëse nuk do të fitojë Bundesligën, për gjigantët gjermanë do të ishte hera e parë që do të mbyllin sezonin pa një titull që nga viti 2011. Një dështim i vërtetë, që do ti kushtojë vendin e punës edhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic. Drejtimi teknik ka lënë shumë për të dëshiruar (kulmoi me shkarkimin e Nagelsmann), ndërsa merkatoja nuk ka qenë në lartësinë e duhur.

Sipas “Sky Sport DE” të akuzuarit kryesor për këtë sezon të dështuar janë krerët e klubit dhe në mbledhjen e ardhshme të këshillit administrativ në 22 maj, pritet të vendoset e ardhmja e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco