E ardhmja e Lautaros drejt Premier Ligës, Manchester United ofron 80 milionë euro

E ardhmja e Lautaros drejt Premier Ligës, Manchester United ofron 80 milionë euro

10:23, 02/05/2023

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi në merkaton e verës, duke qenë se për sulmuesin argjentinas ka interesim nga Premier Liga, madje me një ofertë konkrete raportojnë mediat angleze.

Manchester United është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro për sulmuesin e Interit, duke hequr dorë përfundimisht nga kërkesa për Harry Kane.

Paraqitjet që Lautaro po bën me Interin në sezonet e fundit e kanë bindur klubin anglez për cilësitë e tij.

Një ofertë e tillë, është e vështirë që të refuzohet nga Interi, por problem mbetet vetëm gjetja e një sulmuesi tjetër pasi me shumë gjasa edhe Lukaku do të largohet për t’u kthyer te Chelsea.

Aktualisht, Interi ka edhe dy sulmues të tjerë si Dzeko e Correa, por asnjëri prej tyre nuk e bind stafin për të qenë të vetmit për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco