'Gati oferta 1 mld euro për të blerë klubin italian', Roma shënjestrohet nga arabët

'Gati oferta 1 mld euro për të blerë klubin italian', Roma shënjestrohet nga arabët

20:21, 01/05/2023

Arabia Saudite thuhet se po përgatit një ofertë të nivelit shumë të lartë për Romën. Kështu shkruan Corriere dello Sport në edicionin e sotëm, duke sqaruar se edhe për nesër po planifikohet një takim në fshehtësi të madhe.

Për të endur rrjetin, duke vepruar si ndërmjetës, dy personazhe që kanë mbledhur në Riad shprehjet e interesit të një grupi arab.

Një rol të rëndësishëm, shpjegon gazeta, po luan Raffaello Follieri, një biznesmen pulian, i cili tashmë vitet e fundit ishte përpjekur më kot të ngjitej në Palermo, Catania dhe Foggia. Burri nuk e arriti kurrë qëllimin e tij dhe tani duket se dëshiron të synojë më tej në veri.

I lindur në 1978 në San Giovanni Rotondo, Follieri u vendos në Shtetet e Bashkuara ku, me kompaninë e themeluar nga babai i tij, Follieri Group, duke filluar nga viti 2003 ai grumbulloi asete të vjetra të shitura nga Vatikani në Nju Jork për të kompensuar viktimat e skandalin e pedofilisë dhe i shndërroi në ndërtesa prestigjioze. Kështu nisën njohjet me miliarderët dhe Follieri hapi edhe një zyrë në Kullën Trump.

Trajektorja e tij – e cila në ato vite e bëri edhe atë të afrohej me Hilary Clinton dhe John McCain – u ndërpre për shkak të një mashtrimi 2 milionë dollarësh në të cilin ai ishte protagonist. Duke pretenduar miqësi inekzistente në Selinë e Shenjtë dhe në botën e politikës, Follieri bindi disa sipërmarrës të investonin shuma të mëdha parash për një biznes që rezultoi i paqëndrueshëm.

Më pas, sipërmarrësi u kthye në Itali, ku rifilloi biznesin familjar duke iu përkushtuar partneriteteve të reja me botën arabe. Ai mundi të rifitonte besueshmërinë dhe në vitin 2022, përmes kompanisë së re Follieri Energy, shiti aksionet minoritare të një kompanie detare, e specializuar në ndërtimin e cisternave të naftës, për 1.5 miliardë euro në një fond të Lindjes së Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco