Milani rrezikon Europën, shkak bëhet pronësia e klubit

Milani rrezikon Europën, shkak bëhet pronësia e klubit

18:37, 01/05/2023

Milani dhe Toulouse janë dy ekipet të cilat rrezikojnë të përjashtohen nga Kupat e Europës, për shkak se të dy klubet janë në pronësi të RedBird Capital të Gerry Cardinale.

Me triumfin në finalen e Kupës së Francës, Toulouse festoi trofeun e parë në historinë e klubit, e për më tepër siguroi pjesëmarrjen në Europa League për edicionin e ardhshëm. Megjithatë, gëzimi rrezikon të kthehet në zhgënjim, për faj të Milanit.

Kjo për faktin se Red Bird ka mazhorancën e aksioneve edhe te klubi kuqezi, që për momentin është në vendin e katërt në renditjen e Serie A dhe mund të kualifikohet në Champions ose në Europa League.

Por, neni 5 i rregullores së UEFA-s është i qartë: Dy klube që kanë të njëjtin pronar apo aksioner nuk mund të marrin pjesë në të njëjtin aktivitet, ose në dy turne të ngjashëm. “Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ketë kontrollin ose të marrë vendime në më tepër se një klub që merr pjesë në aktivitetet e UEFA-s”, theksohet në rregullore.

Nëse Milani siguron biletën në Champions, francezët e Toulouse nuk do të mund të luajnë në Europa League, sepse aty mund të zbresë Milani pas fazës së grupeve, nëse pozicionohet në vendin e tretë. Në situata të tilla, përjashtimi i vetëm do të ishte që njëra skuadër të luante në Champions dhe tjetra në Conference League, por kjo nuk vlen në këtë rast.

Një precedent ishte ai i Leipzig dhe Salzburg, klube në pronësi të Red Bull. Në vitin 2017, ato luajtën të dyja në Champions, e madje në vitin 2018 u përballën në Europa League. Gjithçka erdhi pas modifikimeve administrative brenda klubeve, për të cilat as Milani dhe as Toulouse nuk kanë kohë të mjaftueshme ti realizojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco