‘Alvarez është unik’, Guardiola i thur elozhe yllit argjentinas: Nuk është rastësisht Kampion i Botës

‘Alvarez është unik’, Guardiola i thur elozhe yllit argjentinas: Nuk është rastësisht Kampion i Botës

18:07, 01/05/2023

Manchester City mposhti në transfertë Fulham me rezultatin 1-2 teksa The Citizens morën edhe kryesimin e Premier League. Trajneri Pep Guardiola nuk kishte në dispozicion Kevin De Bryune dhe aktivizoi nga minuta e parë Julian Alvarez.

Argjentinasi nuk e zhgënjeu teksa fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Erling Haaland si dhe realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca. Pas sfidës, tekniku spanjoll pati vetëm elozhe për Kampionin e Botës duke theksuar se tashmë është i qetë edhe nëse mungon De Bruyne pasi Alvarez tregoi se mund ta zëvendësojë në mënyrën e duhur.

“Nëse luan në pjesën më të madhe të ndeshjeve me Argjentinën në një Kupë Bote, ku ka me miliona futbollistë të tjerë, do të thotë se ke diçka speciale. Alvarez është unik. Më ndihmoi që të kuptoj se në të ardhmen mund të luaj së bashku me De Bruyne.

20-vjeçari në fokusin e klubeve më të mëdha europiane, ish-futbollisti: I ngjan Gerrard dhe Lampard

Mund të jetë një opsion ndaj skuadrave që luajnë me pesë në mbrojtje dhe ku nuk gjejmë hapësirë. Alvarez luajti shumë mirë dhe nuk ishte vetëm goli apo penalltia e fituar. Kishte shumë intensitet në lojën e tij, presion, i zoti për të kontrolluar topin si dhe vizion.

Është një lojtar i jashtëzakonshëm që e di mirë se ku gjenden në fushë shokët e skuadrës. Ai e ka shumë mirë të memorizuar çdo lëvizje që bën”, u shpreh Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco