Gol dhe 2 kartonë të kuq në minutat shtesë, Tirana fiton me vuajtje me Kastriotin

Gol dhe 2 kartonë të kuq në minutat shtesë, Tirana fiton me vuajtje me Kastriotin

20:14, 30/04/2023

Tirana ka mposhtur me mjaft vështirësi 1-0 Kastriotin në “Elbasan Arena” duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste dhe asnjëri prej ekipeve nuk arriti të shënonte gol.

Ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat patën disa mundësi të mira për të shënuar, por i shpërdoruan.

Të gjitha surprizat ishin rezervuar për minutat shtesë.

Fitorja e Tiranës u arrit në minutën e 90’+1’ ku Hila shënoi gol me kokë.

Kastriotit mbeti në fund me 9 lojtarë pasi Karakaçi dhe Adolf Selmani dolën me të karton të kuq.

Bardheblutë vijojnë të kryesojnë Superioren, duke rikthyer distancën prej pesë pikësh me Partizanin ndjekës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco