Egnatia i jep leksion Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’

Egnatia i jep leksion Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’

20:07, 30/04/2023

Egnatia i ka dhënë sot një leksion të mirëfilltë futbolli Vllaznisë në Shkodër, duke e mundur me shifrat 4-0 dhe duke bërë që tashmë shkodranët të mos e mendojnë më Europën nga kampionati.

Rrogozhinasit, përveç 15 minutave të para, kanë pasur nën kontroll të plotë sfidën.

Supergoli i Mëllugjës në pjesën e parë u dha avantazhin dhe qetësinë që të menaxhonin më mirë situatat, ndërsa shkodranët nuk ditën të shfrytëzonin rastet që krijuan pranë zonës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, kapitullimi i vendasve ishte pa kushte pasi me radhë Duamena, Fernando dhe Xhekson mposhtën Zogoviç, ndërsa u shpërdoruan edhe raste të tjera të mira për shënim.

Në fund, Egnatia mori tre pikët që e shkëpusin edhe më shumë në vendin e tretë, ndërsa Vllaznia duhet të mendojë çfarë duhet të bëjë ndryshe për të tentuar Europën nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, ku i pret një tjetër ndeshje me rrogozhinasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco