VIDEO/ Sfidë dramatike në ‘Anfield’, e pabesueshme çfarë ndodh në Liverpool-Tottenham

VIDEO/ Sfidë dramatike në ‘Anfield’, e pabesueshme çfarë ndodh në Liverpool-Tottenham

19:41, 30/04/2023

Liverpooli rrezikoi shumë në fund, por siguroi suksesin e radhës falë fitores drithëruese 4-3 ndaj Tottenhamit.

Në “Anfield” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur. “The Reds” e nisën furishëm, duke shënuar tre gola brenda 15 minutave të para.

Curtis Jones, Luis Diaz dhe Momo Salah shokuan skuadrën londineze.

Por, Spurs reaguan dhe në një moment ia dolën të gjenin barazimin e “çmendur”.

Harry Kane ktheu në gol një krosim të Ivan Perisic në fundin e pjesës së parë.

Heung-Min Son shënoi të dytin për Tottenhamin 13 minuta përpara fundit, ndërkohë që më parë ishte ndalur nga shtylla.

Insistimi i miqve solli barazimin në minutën e tretë me Richarlison në minutën e 90+3.

Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim, Diogo Jota shënoi në minutën e katërt shtesë golin e fitores 4-3 të Liverpoolit, duke bërë që të shpërthejnë tifozët vendës në “Anfield”.

Vendi i pestë për djemtë e Jurgen Klopp, të cilët parakalojnë Tottenhamin në renditje, por Manchester United është shumë larg për të kapur zonën Champions, 9 pikë dhe një ndeshje më pak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco