Ish-mbrojtësi i Partizanit bën rolin e sulmuesit, Eneo Bitri shënon në Çeki

Ish-mbrojtësi i Partizanit bën rolin e sulmuesit, Eneo Bitri shënon në Çeki

18:18, 30/04/2023

Performancë e shkëlqyer e mbrojtësit shqiptar, Eneo Bitri shënon sërish gol në kampionatin çek

Mbrojtësi shqiptar Eneo Bitri ka shënuar një tjetër gol në kampionatin çek, me ekipin e tij Banik Ostrava.

Në minutën e 63-të të sfidës, pas një krosimi në zonë ai ka gjetur topin ku më pas e ka goditur me kokë duke trefishuar shifrat ndaj Sigma Olomuc.

Rikujtojmë që ky është goli i dytë për ish-mbrojtësin e Partizanit.

Ndërkohë ekipi i tij arriti të fitonte me rezultatin 4-1 në transfertë.

Me këtë fitore, Ostrava pozicionohet në vendin e 12-të me 35 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco