Interi i jep fund serisë negative, merr fitore të madhe në udhëtim te Empoli

Interi i jep fund serisë negative, merr fitore të madhe në udhëtim te Empoli

14:28, 23/04/2023

Ka marrë fund seria negative prej pesë ndeshjeve pa fitore për Interin, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Empoli me rezultat të thellë 0-3.

Neroazzurët kanë triumfuar në një terren të vështirë falë një paraqitje fantastike nga Romelu Lukaku.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras dhe pa gola o-0.

Me të filluar pjesa e dytë Neroazzurët shënuan, kur në minutën e 48-të, Lukaku shfrytëzoi një asistim të Brozovic dhe realizoi për 0-1.

Ishte minuta e 76-të e ndeshjes kur Lukaku shënoi golin e sigurisë për 0-2 pas asistimit nga Hakan Calhanoglu.

E krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi belg kësaj radhe asistoi për Lautaro Martinezin i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 54 pikë, dy më pak se Roma që është në vendin e katërt, por që Giallorosët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco