'U vendos drejtësi', Lukaku flet pas vendimit që e lejon të kthehet në fushë kundër Juventusit

'U vendos drejtësi', Lukaku flet pas vendimit që e lejon të kthehet në fushë kundër Juventusit

22:52, 22/04/2023

“Jam me të vërtetë i lumtur për këtë vendim të presidentit të Federatës që ka treguar një ndjeshmëri të madhe”. Këto janë fjalët e Romelu Lukakut i cili sot është falur nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili i anuloi dënimin që kishin dhënë komisionet disiplinore për kartonin e kuq që mori në ndeshjen e Kupës ndaj Juventusit.

Sulmuesi kishte reaguar ndaj thirrjeve raciste nga tribunat dhe për këtë arsye, ishte ndëshkuar me të kuq e me pezullim pasi vlerësohej se kishte bërë gjeste fyese. Por Gravina ushtroi forcën që i jep mandati i tij për të anuluar pezullimin, duke bërë të mundur që Lukaku të jetë në fushë ne ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Juventusit në mesjavë.

Mendoj se falë ndërhyrjes së tij, u vendos drejtësia dhe është dhënë një sinjal i madh ndaj të gjithë botës së sportit dhe jo vetëm. U tregua se ekziston vullneti për të luftuar racizmin”, theksoi Lukaku rreth vendimit më të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco