Negociatat me Chelsean përfunduan keq, Nagelsmann pranë një tjetër klubi në Premier League

Negociatat me Chelsean përfunduan keq, Nagelsmann pranë një tjetër klubi në Premier League

22:01, 22/04/2023

 

Ish-trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann nuk e bindi Chelsean për sezonin e ardhshëm teksa bisedimet mes palëve dështuan ende pa nisur mirë. Një nga arsyet më të forta që shtynë drejtuesit londinezë të hiqnin dorë nga gjermani ishte mungesa e eksperiencës në Premier League, por edhe në përgjithësi duke qenë se bëhet fjalë për një teknik vetëm 35-vjeçar.

Megjithatë, ky fakt nuk pengon që Nagelsmann të transferohet në Londër duke qenë se aktualisht është pretendenti kryesor për të trashëguar fronin e Antonio Contes tek Tottenham. Pasi shkarkuan italianin, Spurs-at do ta mbyllin sezonin me Christian Stellinin për të emëruar më pas një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm.

 

 

Në fakt, sipas asaj që raporton Bild, anglezët ishin të gatshëm të zyrtarizonin Nagelsmann edhe në fundin e këtij sezonit, megjithatë sipas prestigjiozes gjermane, 35-vjeçari refuzoi pasi kërkoi një periudhë pushimi.

Por, vetëm për momentin pasi edhe Nagelsmann e dëshiron së tepërmi një eksperiencë në Premier League dhe duket se palët shumë shpejt do të nisin negociatat intensive për të zyrtarizuar më pas bashkëpunimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco