Bylis fiton derbin dhe shpreson te mbijetesa, Kastrioti drejt Kategorisë së Parë

Bylis fiton derbin dhe shpreson te mbijetesa, Kastrioti drejt Kategorisë së Parë

17:01, 19/04/2023

 

Bylisi ka marrë një trepikësh të artë në Elbasan, në sfidën e prapambetur të javës së 28-të përballë Kastriotit, takim që u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Krutanët luajnë thuajse gjatë gjithë takimit me një lojtar më pak, pasi Kodra largohet me karton të kuq në minutën e 6-të.

Përfitojnë ballshiotët që zhbllokojnë sfidën me Kaçorin, ndërsa Santos shënon golin e dytë nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë. Pavarësisht përpjekjeve nga të dy skuadrat, nuk ndryshon më fati i kësaj sfide.

Bylisi merr një fitore të artë përballë një rivali direkt dhe rrit ndjeshëm shanset për mbijetesë, komplikohet situata për Kastriotin, që mbetet në vendin e fundit, 7 pikë larg Teutës (skuadra që aktualisht qëndron në zonën Play Out).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco