Leao përshkruan aksionin e golit që kualifikoi Milanin: Pasi kalova Rrahmanin…

Leao përshkruan aksionin e golit që kualifikoi Milanin: Pasi kalova Rrahmanin…

15:44, 19/04/2023

Rafael Leao ndihet mjaft i lumtur për kualifikimin e Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë u mjaftuan me një gol të Olivier Giroud në ndeshjen e kthimit çerekfinale për të ecur më tej.

Kontributin më të madh te goli i francezit pa dyshim e pati ylli portugez, i cili e përshkoi pothuajse krejt fushën në stadiumin “Maradona”.

Ai e përshkroi këtë aksion, ku vrapoi 80 minuta në të cilin e kaloi edhe Amir Rrahmanin.

“Ndihem për mrekulli, ishte një natë fantastike dhe e bëmë një punë të madhe. Jam krenar me skuadrën. Kur e kalova mbrojtësin e fundit (Rrahmanin) e pashë portierin dhe e kuptova se nuk mund të shënoja, kështu që ia pasova Oliverit”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi portugez për “Paramount Plus”.

“Në Serie A mbrojtësit janë të vështirë për t’i kaluar, kështu që ndonjëherë e çoj topin përpara dhe vrapoj sepse shpesh jam më i shpejtë”, vazhdoi Leao, i cili një gjysmëfinale eventuale me Interin e konsideron si një ndeshje të madhe, me pasion maksimal dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco