Morati komenton gjendjen e Interit: Inzaghin do ta kisha shkarkuar

Morati komenton gjendjen e Interit: Inzaghin do ta kisha shkarkuar

14:24, 19/04/2023

Masimo Morati këtë herë nuk e ka kafshuar gjuhën kur ka qenë fjala për të ardhmen e Simone Inzagit, edhe pse ka pranuar se shkarkimi i tij në këtë moment mund të ishte një gabim edhe nga ana e tij.

“Nëse do të isha unë president, është e sigurt se nuk do ta kisha konfirmuar Inzaghin pas këtij cikli humbjesh, sepse unë zakonisht i largoja pas 3-4 humbjeve. Kështu që po, do ta kisha shkarkuar dhe ndoshta do të bëja gabim”, e nisi fjalën e tij për “Tuttomercatoweb” ish-presidenti që më pas foli edhe për sfidën me Benficën, që ndoshta do të jetë më e rëndësishmja e këtij sezoni dhe jo vetëm për trajnerin.

“Tani për tani të gjithë jemi duke pritur për Inter-Benfica. Kjo ndeshje është dhe duhet të trajtohet si më e rëndësishmja jo vetëm e momentit, por edhe e gjithë sezonit. Në kampionat Interi po kalon një periudhë të keqe, kështu që duhet patjetër të tregojë dhe të mbajë qëndrimin e deritanishëm në Europë”, theksoi ish-presidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco