Maradona kishte shanse për të jetuar/ Rihapet gjyqi për shkaqet e vdekjes, 8 persona nën akuzë

Maradona kishte shanse për të jetuar/ Rihapet gjyqi për shkaqet e vdekjes, 8 persona nën akuzë

12:50, 19/04/2023

Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga vdekja e ikonës Diego Armando Maradona, mbetet ende e hapur çështja për shkaqet që çuan në një fund të tillë.

Në vitin 2022, u ngrit një aktakuzë për personat që ishin përgjegjës për shëndetin e Maradonës, megjithatë apelimi që ata bënë, çoi në pushimin e përkohshëm të çështjes.

Por, si duket gjykata e Apelit ka marrë një vendim dhe 8 të akuzuarit, tashmë do të përballen me gjyqin.

Një neurokirurg, një psikiatre dhe 6 të tjerë janë personat që do të përballen në gjykatë, mbi të cilët rëndon akuza e neglizhimit dhe mangësisë në shërbimin shëndetësor.

Një panel me 20 ekspertë mjekësorë, kanë arritur në përfundimin se nëse Maradona do të ishte trajtuar ashtu siç duhej, do të kishte jetuar më gjatë.

Të akuzuarit rrezikojnë 8 deri në 25 vite burg, por ende nuk është përcaktuar data e gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco