Guardiola: Kam kujtime të pabesueshme në Mynih, e di mentalitetin e Bayernit

Guardiola: Kam kujtime të pabesueshme në Mynih, e di mentalitetin e Bayernit

11:11, 19/04/2023

Manchester City fitoi 3-0 çerekfinalen e parë me Bayernin, teksa sot në Mynih do të luajë për të mbrojtur avantazhin e për të siguruar biletën për në gjysmëfinalen e Championit, ku e pret Real Madridi.

Trajneri Pep Guardiola, në konferencën për shtyp para sfidës me bavarezët deklaroi: “Ne do të mbrojmë, me siguri. Kjo është një mundësi për të treguar veten përballë një prej më të mirëve në Europë dhe ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë. Ne do të përpiqemi të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Mendësia është të përpiqemi të fitojmë ndeshjen”, shtoi ish-trajneri i Bayernit, i cili e di se çfarë force karakteri ka skuadra e Thomas Tuchelit gjatë tri viteve që e drejtoi:

“Unë kam kujtime të pabesueshme në Mynih. A mund ta përmbysin? Unë kam qenë këtu në Mynih dhe e di mentalitetin e këtij klubi. Është kudo… është në lëkurë. Është e mundur… Është bukur të sfidosh këto ekipe dhe të udhëtosh nëpër Europë për të luajtur me këto skuadra. Ne nuk ishim atje një dekadë më parë, e shikonim në TV. Është mirë të jesh këtu dhe të përpiqesh të shkosh edhe një herë në gjysmëfinale. Ky është modeli ynë.

Çfarë bëni për ta arritur atë? Tregohu sa më shumë vetvetja. Ne kemi qenë gjashtë apo shtatë vjet në krye të të gjitha garave dhe ende jemi atje. Është e mrekullueshme të jesh në këto ndeshje të rëndësishme. Mund të shkojmë në gjysmëfinalet e Champions-it, të Kupës FA Cup dhe pastaj Arsenali javën e ardhshme. Nuk kam asnjë dyshim se sa shumë lojtarët e duan këtë sukses”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco