Ronaldo nuk pranon të martohet me Georginën dhe lidhja e tyre është në krizë

Ronaldo nuk pranon të martohet me Georginën dhe lidhja e tyre është në krizë

09:49, 19/04/2023

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të jenë në krizë thonë burime pranë çiftit për mediat e huaja.

Pikëpyetje të mëdha janë ngritur për faktin pse Ronaldo nuk martohet me Rodriguez. As ligji saudit që ndalon bashkëjetesën nuk e shtyu Ronaldon të martohej me partneren e tij, duke i detyruar autoritetet saudite të bënin përjashtim.

Një tjetër arsye e krizës mes tyre mund të jenë edhe lajmet e përhapura vitin e kaluar në media se futbollisti e kishte tradhtuar.

Gjithashtu thuhet se Georgina nuk shkon mirë me mamanë e futbollistit.

Megjithatë modelja pavarësisht lajmeve në media vazhdon ta suportojë partnerin me postime në rrjete sociale, edhe pse sesi po shkon marrëdhënia e tyre nuk dihet vërtet.

Kujtojmë që Ronaldo ishte inatosur së fundmi edhe për postimin që Georgina bëri pak ditë më parë duke treguar jetën e tyre luksoze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco