Eliminimi nga Championsi lë me pasoja Napolin dhe Amir Rrahmanin

Eliminimi nga Championsi lë me pasoja Napolin dhe Amir Rrahmanin

09:31, 19/04/2023

Një barazim 1-1 në ndaj Milanit, ka larguar Napolin nga Liga e Kampioneve duke i dhënë fund shpresës për një biletë në gjysmëfinale.

Por, përveç humbjes Napoli do të duhet që të rikuperojë edhe 3 futbollistë që u dëmtuan ndaj Milanit.

Mario Rui, Politano dhe Amir Rrahmani u detyruan që të largohen nga fusha e blertë si pasojë e dëmtimeve.

Rui dhe Politano nuk arritën që të mbyllnin një pjesë, ndërkohë që Rrahmani u zëvendësua në minutën e 74-t të ndeshjes, për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Koha e rikuperimit për 3 futbollistët ende nuk dihet, por sipas mediave italiane, e sigurt është që Luçiano Spaleti duhet që të planifikojë ndeshjen e radhës ndaj Juventusit pa shërbimet e tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco