Xavi: Kemi merita që jemi më lart se Reali dhe Atletico

Xavi: Kemi merita që jemi më lart se Reali dhe Atletico

22:02, 15/04/2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së radhës të katalanasve në La Liga, atë në transfertë ndaj Getafes.

Blaugranat janë shumë pranë titullit kampion dhe diçka e tillë e lumturon teknikun 43-vjeçar duke qenë se në garë janë edhe dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico.

“Jam shumë i lumtur që te Barcelona e vlerësojnë punën time, flasim thuajse çdo ditë me presidentin. Kemi besim te njëri-tjetri dhe nuk e kemi problem të kuptohemi sa i përket rinovimit të kontratës. Megjithatë, fillimisht duhet të fitojmë La Ligan dhe më pas do të kemi kohën për t’u ulur dhe biseduar.

Jemi në një garë me kundërshtarë të fortë si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Duhen merita për të qenë në pozitat ku jemi ne në këtë kampionat dhe qëllimi është ta fitojmë e të renditemi sipër dy skuadrave nga Madridi”, deklaroi Xavi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco