Sampaoli merr drejtimin skuadrës më të dashur në Brazil

Sampaoli merr drejtimin skuadrës më të dashur në Brazil

19:35, 15/04/2023

Pushimet e Jorge Sampaolit kanë zgjatur pak. Trajneri nga Argjentina, u shkarkua nga posti i teknikut të Sevillas më 20 mars, ndërsa sot është zyrtarizuar si trajneri i ri i Flamengos.

63-vjeçari ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2024 me kampionët në fuqi të Libertadores.

Rikthim në Brazil për Sampaolin, i cili më parë ka drejtuar skuadrat e Santos dhe Atletico Mineiro.

Trajneri i ri do të debutojë në pankinën e Flamengos në takimin shtëpiak ndaj Coritiba, që do të luhet të dielën në mitikun “Maracana”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco