Bylis-Teuta, në Ballsh shënohen 4 gola për 1 pikë

Bylis-Teuta, në Ballsh shënohen 4 gola për 1 pikë

18:05, 15/04/2023

Bylisi dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20-të nga Santos dhe në të 36’ Lorenco Vila riktheu baraspeshën me një gol me kokë.

Pjesa e parë mbyllet në barazim. Në pjesën e dytë ishte sërish L.Vila i cili shënoi duke kaluar përmbysur shifrat.

Por në të 71’ Santos iu kundërpërgjigj më një supergol me roveshatë.

Me këtë barazim Bylisi renditet në vendin e 9-të me 30 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 35 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco