Bundesliga/ Bayerni gabon në shtëpi me Hoffenheim, nuk përfiton Dortmundi

Bundesliga/ Bayerni gabon në shtëpi me Hoffenheim, nuk përfiton Dortmundi

17:54, 15/04/2023

Bayern Munchen nuk e ka marrë ende veten nga humbja 3-0 ndaj Manchester City në Champions League.

Bavarezët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Hoffenheim në shtëpi, por mbetën në krye pas “vetëvrasjes” së Dortmundit në Stuttgart.

Skuadra e Thomas Tuchel kaloi në avantazh me anë të Benjamin Pavard (17’), por miqtë gjetën barazimin me anë të Andrej Kramaric (71’).

Bayerni shënoi të dytin dy minuta më vonë. Sërish Pavard autori i golit, por VAR-i e anuloi.

Borussia Dortmund mori vetëm një pikë pas barazimit dramatik 3-3 në fushën e Stuttgart.

Verdhezinjtë mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Sebastian Haller dhe Donyell Malen.

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të grekut Konstantinos Mavropanos (43’).

Gjithsesi, Stuttgarti zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme, edhe pse në inferioritet numerik.

Tanguy Coulibaly dhe Josha Vagnoman e dërguan rezultatin në 2-2, por Dortmundi u rikthye në avantazh falë golit të amerikanit Giovanni Reyna në minutën e fundit.

Vendasit nuk hoqën dorë dhe siguruan një pikë fantastike falë realizimit të bukur të kongolezit Silas në minutën e shtatë shtesë.

Skuadra e Terzic mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Bayerni kryesues.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco