Frikë nga presionet, Atletico Madrid propozon idenë për ‘arbitra surprizë’

Frikë nga presionet, Atletico Madrid propozon idenë për ‘arbitra surprizë’

18:35, 13/04/2023

Atletico Madrid mendon se ka ardhur koha që të marrë fund caktimi dhe publikimi i emrave të gjyqtarëve të ndeshjeve të kampionatit spanjoll disa ditë para se ato të luhen.

Migel Angle Gil Marin, duke marrë pjesë në komisionet e La Liga, ka hedhur idenë, në emër të klubit që përfaqëson, që kjo të mos jetë më e mundur.

Sipas madrilenëve, publikimi i gjyqtarëve disa ditë para ndeshjeve, shton trysninë ndaj tyre, pasi me raste ka fushata të mirëfillta mediatike që u paraprijnë ndeshjeve duke aluduar për paraqitjet e mëparshme që kanë bërë ndaj njërës skuadër apo tjetrës.

Sigurisht, klubet i frikësohen edhe ndaj trysnisë që mund të ushtrojnë në mënyrë direkte klube të caktuara në mënyra të ndryshme, ide që është përforcuar pas rastit të Barcelonës me pagesat e paligjshme.

Ndaj i është kërkuar La Ligës dhe Federatës Spanjolle, që të marrë në shqyrtim idenë e “gjyqtarëve surprizë”.

Që do të thotë se asnjë nga skuadrat të mos jetë në dijeni se kush e drejton ndeshjen, deri në momentin që gjyqtarët zbarkojnë në stadium para fillimit të saj.

Kjo është një kërkesë e cila do të shqyrtohet në Asamblenë e La Ligës që zhvillohet pas një jave, ku përveç të tjerave do të diskutohet edhe shkëputja përfundimtare e Komitetit të Arbitrave nga Federata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco