Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Sherri me Sane, Bayerni i Mynihut merr vendimin për Sadio Mane

Sherri me Sane, Bayerni i Mynihut merr vendimin për Sadio Mane

18:00, 13/04/2023

Sadio Mane dhe Leroy Sane nuk i mbajtën nervat në përfundim të ndeshjes ndaj Manchester City-t të martën në mbrëmje, teksa në dhomat e zhveshjes senegalezi goditi me grusht shokun e skuadrës.

Sherri mes të dyve nisi që në fushën e lojës, teksa në dhomat e zhveshjes u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës, që të shmangej një zënkë edhe më e madhe.

Megjithatë duket se dy sulmuesit kanë bërë paqe dhe kanë sqaruar gjithçka, teksa në seancën e radhës stërvitore, kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, si për të treguar se bëhej fjalë për një episod të izoluar.

Ndryshe nga sa u fol, drejtuesit e Bayernit nuk do të veprojnë me dorë të ashpër ndaj Mane, pasi kanë vlerësuar faktin që dy futbollistët kanë sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Thënë ndryshe, nuk do të ketë përjashtim të Mane nga skuadra, megjithatë sulmuesi është pezulluar deri në një vendim të dytë dhe pritet të marrë edhe një gjobë të majme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco