Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Zyrtare/ Pas Marcelos, edhe James Rodriguez largohet nga Olympiacos

Zyrtare/ Pas Marcelos, edhe James Rodriguez largohet nga Olympiacos

14:53, 13/04/2023

Nuk ka zgjatur shumë aventura e dy ish-lojtarëve të Real Madrid te Olympiacos në Greqi. Pas largimit të Marcelos, klubi nga kryeqyteti grek i Athinës ka njoftuar së fundmi zgjidhjen në mënyrë konsensuele të kontratës me James Rodriguez (5 gola, 6 asistime në 23 ndeshje).

“Olympiacos dhe James Rodriguez kanë vendosur t'i japin fund bashkëpunimit. James do të jetë gjithmonë pjesë e klubit tonë dhe është pjesëtar i familjes 'bardhekuqe'. Dëshirojmë ta falënderojmë për shërbimet e tij dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen ”, tha klubi grek.

Mësohet se në gjurmët e futbollistit kolumbian janë vendosur Besiktas dhe Galatasaray, të cilat janë gati të dëgjojnë kushtet e tij.

 

Rodriguez u kthye në Europë verën e kaluar, por pa mundur të shkëlqente sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco