Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

‘Google Maps’ deshifroi fyerjen e koduar që tifozët e Milanit kishin rezervuar për napolitanët

‘Google Maps’ deshifroi fyerjen e koduar që tifozët e Milanit kishin rezervuar për napolitanët

14:30, 13/04/2023

Tifozët e Milanit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League ofenduan vizitorët nga Napoli me një mesazh të koduar që u deshifrua vetëm falë përdorimit të internetit pas ndeshjes.

Milani fitoi 1-0 ndaj Napolit dhe kështu ka një avantazh prej një gol para se të  vizitojë jugun e Italisë. Ishte gjithçka spektakolare në “San Siro” mbrëmë dhe atmosfera ishte ndezur.

Më shumë se 75,000 tifozë të Milanit organizuan një koreografi në të katër tribunat në stadium. Mirëpo, mbështetja nuk ishte vetëm në fillim të sfidës, por zgjati për të gjithë 90 minutat dhe në veçanti ra në sy një pankartë, të cilën vendasit ua dedikuan mysafirëve.

Image

Kështu, grupi “Curva sud Milano” në një banderolë kishte shkruar një adresë ku jepej një mesazh i koduar:"Via Raffaele Stasi 40/46 (NA)". Në momentin e parë askush nuk e kishte të qartë se për çfarë bëhej fjalë.

Por më vonë, duke përdorur Google Maps, ku bëhej më e qartë se kishim të binim me një fyerje të dërguar nga tifozët e Milanit për napolitanët.

Është adresa e kompanisë “Acqua e Sapone” në Napoli, e cila prodhon sapunë, parfume dhe mjete higjienike. Siç e dimë prej kohësh, Napoli konsiderohet si një nga qytetet më të pista në jugun e varfër të Italisë dhe ata që duan të shajnë napolitanët thonë se qyteti i tyre është një "qytet landfill" për shkak të lagjeve të shumta që janë plot me mbeturina.

Image

Nuk ka dyshim se rivaliteti mes dy skuadrave është nxehur dhe se po merr edhe më shumë vrull në prag të revanshit në jugun e zjarrtë të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco