PSG fillon spastrimet, dy mesfushorë bëjnë gati valixhet

PSG fillon spastrimet, dy mesfushorë bëjnë gati valixhet

21:37, 12/04/2023

 

PSG ka nisur të mendojë për sezonin tjetër. Drejtuesit e gjigantit francezë po fillojnë spastrimet në skuadër, në mënyrë që sezoni i ri t’i gjejë ata më të kompletuar dhe të konkurrojnë denjësisht në Europë, diçka që u ka munguar vitet e fundit.

Përveç trajnerit Galtier, dy mesfushorët spanjollë Fabian Ruiz dhe Carlos Soler nuk e kanë bindur PSG-në dhe tashmë janë në merkato pas vetëm një sezoni në Francë. Kështu raporton RMC Sport, sipas së cilës dy lojtarëve nuk do t’i ndalohet largimi nëse vijnë oferta të kënaqshme.

Si ish- lojtari i Napolit ashtu edhe ish-mesfushori i Valencias nuk i kanë bindur plotësisht transalpinët. Për këtë arsye, Fabian Ruiz dhe Carlos Soler mund të përdoren për të mbledhur para dhe për të rregulluar llogaritë e klubit përpara se të bëjnë blerje të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco