Real Madrid-Chelsea/ Historiku dhe statistika të veçanta

Real Madrid-Chelsea/ Historiku dhe statistika të veçanta

18:23, 12/04/2023

Real Madrid-Chelsea është njëra nga katër përballjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto janë disa nga statistikat e veçanta të përballjes anglo-spanjolle:

Reali dhe Chelsea do të përballen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampioneve për të tretin sezon radhazi. Skuadra angleze triumfoi në gjysmëfinalen e sezonit 2020-2021 dhe u shpall kampion në të njëjtin sezon, ndërsa skuadra spanjolle bëri të njëjtën gjë në çerekfinalen e 2021-2022 dhe u shpall kampion po atë sezon;

Chelsea ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet kundër Realit të Madridit në garat europiane; Skuadra angleze ka përqindjen më të ulët të humbjeve kundër Madridit (14%);

Reali i Madridit është kualifikuar në nëntë përballje dyshe kundër klubeve angleze në UEFA Champions League, duke përfshirë secilën nga tre të fundit radhazi: kundër Chelseas në çerekfinalen 2021-’22, kundër Manchester Cityt në gjysmëfinalen 2021-’22 dhe kundër Liverpoolit në 1/ 8-at e finaleve në këtë sezon;

Chelsea ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të fazës eliminatore në Ligën e Kampioneve në UEFA kundër kundërshtarëve spanjollë (3 fitore 5 barazime) dhe asnjë nga tre të fundit (2 fitore 1 barazim);

Reali ka shënuar në secilën prej 30 ndeshjeve të fundit në UEFA Champions League me eliminim direkt në shtëpi, që datojnë nga humbja 2-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen 2010-’11;

Chelsea aktualisht është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve kundër kampionëve në fuqi (2 fitore dhe 4 barazime). Që nga humbja ndaj Portos në sezonin 2004-’05, kjo është ecuria e tyre më e gjatë i pamposhtur në garën kundër kampionëve në fuqi;

Skuadrat e Ancelottit ka humbur tri nga katër ndeshjet e saj të fundit në fazën çerekfinale në Champions (1 fitore), duke përfshirë dy të fundit në shtëpi, së fundi kundër Chelsea me Realin në sezonin e kaluar;

Secili nga 10 golat e fundit të Karim Benzemasë në Ligën e Kampioneve për Madridin janë shënuar kundër klubeve angleze (në radhë: 4 kundër Chelseas, 3 kundër Mancester Cityt, 3 kundër Liverpoolit).

Raheem Sterling ka shënuar 27 gola në Ligën e Kampioneve, i dyti pas Wayne Rooney (30). Sterling ka marrë pjesë në pesë gola me aksion në këtë sezon, shifra më e mirë nga një lojtar i Chelseas.

Përveç gjashtë golave dhe tri asisteve në tetë paraqitje në kompeticion këtë sezon, Vinicius ka kryer më shumë driblime (32) dhe ka bërë më shumë goditje (102) se çdo anësor apo sulmues tjetër në Ligën e Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco