E trishtë, futbollisti djeg veten përpara komisariatit të policisë

E trishtë, futbollisti djeg veten përpara komisariatit të policisë

20:46, 11/04/2023

Një lajm i trishtë vjen nga Tunizia ku një futbollist i ka vënë flakën vetes përballë komisariatit të policisë. Bëhet fjalë për Nizar Aissaoui, një futbollist 35-vjeçar që pas plagëve të mara është dërguar me urgjencë në spital për një trajtim të specializuar.

35-vjeçari përpara se të kryente aktin kishte postuar në Facebook një video ku shprehehej se ishte akuzuar për terorizëm. Aissaoui kishte shkuar në komisariat pas një zënke me një tregëtar bananesh.

Pasi nuk gjeti drejtësi, atëherë futbollisti tunizian vendosi të digjte veten. Autoritetet lokale njoftuan nëpërmjet radios lokale, Mosaique se Aissaoui është transferuar me urgjencë në spital me një ambulancë speciale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco