Interi pa dy titullarë në Portugali, tre të tjerë rrezikojnë pezullimin

Interi pa dy titullarë në Portugali, tre të tjerë rrezikojnë pezullimin

09:06, 10/04/2023

Interi do të rikthehet në fushë mbrëmjen e të martës, kur edhe do të përballet me Benficën në Lisbonë, në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Simone Inzaghi ka drejtuar seancën stërvitore të së dielës, ku Milan Skriniar dhe Hakan Calhanoglu janë stërvitur të veçuar, duke shuar shpresat për të qenë të paktën në stol në Portugali.

Të dy do të vijojnë rikuperimin, me shpresën për të qenë gati për takimin e ardhshëm në Milano, të mërkurën e 19 prillit.

 

Megjithatë në Portugali zikaltrit duhet të bëjnë kujdes edhe me kartonët, pasi Bastoni, Dimarco e Lautaro, me një të verdhë tjetër, humbin ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

Në të njëjtën situatë janë edhe tre prej titullarëve të Benficës, Joao Mario, Goncalo Ramos dhe Florentino Luiz, të cilët me një karton tjetër të verdhë, do të detyrohen të ndjekin nga shtëpia sfidën e kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco