Holandë/ Feyenoordi s’di të ndalet, kalon me lehtësi ‘pengesën’ e radhës

Holandë/ Feyenoordi s’di të ndalet, kalon me lehtësi ‘pengesën’ e radhës

22:44, 09/04/2023

Feynoordi nuk fali asgjë në shtëpi, me të zotët e shtëpisë që triumfuan me rezultatin e thellë 5-1 përballë Waalwijk.

Kryesuesit e Eredivisie dominuan të gjithë takimin duke diktuar ritmin dhe duke u argëtuar në fund përsa i përket rezultatit.

Vendasit e zhbllokuan ndeshjen pas 29 minutash lojë falë një autogoli të mesfushorit Yassin Oukili. Feynoord realizoi edhe të dytin me Igor Paixao, pas vetëm dy minutash, ndërsa pesë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt në pjesën e parë Hartman trefishoi rezultatin.

Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Feynoord realizoi edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 53-të Igor Paixao realizoi golin e katërt dhe të dytin personal, ndërsa pas tetë minutash Gimenez shënoi edhe të pestin për vendasit.

Në minutat në vijim Valvijk shënoi golin e nderit me Lobeten në minutën e 68-të.

Pas këtij triumfi Feyenoord shkon në kuotën e 67-të pikëve dhe ruan diferencën me tetë pikë përkundrejt Ajaxit të vendit të dytë, ndërsa Waalwijk mbetet në vendin e nëntë me 35 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco