Klopp nuk kënaqet me barazimin ndaj Arsenalit: Një pikë ishte minimumi që meritonim

Klopp nuk kënaqet me barazimin ndaj Arsenalit: Një pikë ishte minimumi që meritonim

21:58, 09/04/2023

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka analizuar barazimin me Arsenalin (2-2) në “Anfield”, me të kuqtë që fillimisht u gjendën në disavantazh të dy golave.

“Ishte një ndeshje e hapur, plotësisht e hapur. Ata shënuan në situatën e parë që patën dhe më pas bënë të dytin. Reagimi ynë ishte pozitiv. Ishte një lojë spektakolare në fund”, deklaroi Klopp për “Sky Sports”.

“Arsenali bëri mirë, por duhej të humbiste, një pikë për ta është shumë e mirë. Kishim disa mundësi për të shënuar, por nuk arritëm të finalizonim si duhet. Ai gol i shpejtë i ndihmoi shumë. Ishte ambient i pabesueshëm”, shtoi tekniku gjerman.

Klopp e mbyll deklaratën e tij duke e pranuar se Liverpooli e meritonte të paktën një pikë.

“Papritmas, ne po dominonim lojën. E meritonim të paktën një pikë. Nëse Konate do të përdorte kokën në rastin e fundit, do të ishte gol. Ndoshta ka rrëshqitur. Ai kishte mundësinë për të na dhënë fitoren”, e mbylli trajneri i Liverpoolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco