Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Formula 1/ Alonso nuk i trembet duelit me Verstappen: Dua titullin e tretë

Formula 1/ Alonso nuk i trembet duelit me Verstappen: Dua titullin e tretë

21:32, 09/04/2023

Aston Martin në këtë fillim të sezonit të Formula 1, ka treguar se është një skuderitë më të besueshme në pistë teksa piloti kryesor i tyre, Fernando Alonso, ia ka dalë t’i dhurojë britanikëve tre podiume.

Drejtuesit e Aston Martin janë besimplotë se në garat pasardhëse, “njëvendëshja” e tyre do të përmirësohet edhe më tej për t’u renditur përkrah RedBullit, me pilotin spanjoll që mund të pretendojë edhe titullin e tretë kampion.

Madje, veterani nuk i trembet duelit me Max Verstappen dhe së fundmi shprehet se në këtë kampionat, synon pikërisht të shpallet kampion.

“Patjetër që objektivi im këtë sezon është të fitojë titullin. Megjithatë, para se të nisim të “vrapojmë” duhet të mësojmë të “ecim”. Jam i bindur se nga këtej e mbrapa vetëm mund të përmirësohemi, do ta njohim edhe më mirë makinën dhe do të vijojmë projektin e ri. Me fatin përkrah do të mund të arrijmë edhe më shumë podiume e fitore. Për titullin do të na duhen edhe disa rregullime të tjera, por titulli është i mundur dhe unë prandaj jam ende në pistë.

Stërvitem dhe garoj çdo ditë duke menduar se titulli numër tre në karrierë është plotësisht i mundur. Kur garon për shumë vite, fillon edhe të thyesh rekorde, por për mua ajo që ka më shumë rëndësi është rekordi i titujve. Sigurisht, është e vështirë sepse Hamilton dhe Schumacher kanë nga shtatë dhe në dukje janë të paarritshëm. Por, unë shoh larg dhe dua të arrij sa më shumë tituj. Nuk e di edhe sa kohë do të jem në Formula 1, kur nisa karrierën mendoja se do të isha pjesë për shtatë apo tetë vite.

Por, më pas fitova dy tituj botërorë dhe më pas mendoja të vazhdoja për një apo dy vite. Kështu mendoja unë, por tani jam ku jam, me karrierën më të gjatë në Formula 1. Jam ende i motivuar për të garuar dhe të kënaqem në pistë, ndaj mendoj se do të qëndroj edhe për disa vite dhe shpresoj të fitoj tituj”, u shpreh Alonso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco