Superliga e Kosovës/ Curri provon humbjen e parë në krye të Prishtinës, fitojnë Llapi dhe Ferizaj

Superliga e Kosovës/ Curri provon humbjen e parë në krye të Prishtinës, fitojnë Llapi dhe Ferizaj

18:56, 09/04/2023

Prishtina e trajnerit Debatik Curri pësoi një disfatë në shtëpi në përballjen ndaj Dukagjinit me rezultatin 1-2.

Miqtë ishin ata të cilët kaluan të parët në avantazh teksa shfrytëzuan një autogol të Useinit.

Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1 pasi në të 26-tën barazoi Pefqeli.

Por, në fraksionin e dytë, skuadra e Dukagjinit gjeti forcat për të sulmuar dhe befasoi bardhekaltërit në minutën e 59-të me anë të Merlakut.

Një gol që mbeti në fuqi për pjesën e mbetur të takimit teksa kjo ishte edhe disfata e parë për trajnerit Debatik Curri pas pesë ndeshjeve në krye të Prishtinës.

Pas këtij rezultati, Prishtina mbetet në vendin e pestë me 38 pikë, po aq sa edhe skuadra e Dukagjinit.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Llapi mposhti me shifrat 4-0 Drenicën. Pas këtij trepikëshi, Llapi ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vend të katërt ndërsa Drenica mbetet e fundit me 23 pikë.

Sakaq, Gjilani i vendit të tretë u mposht në shtëpi me shifrat 0-2 nga Ferizaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco