Kategoria e Parë/ Dinamo ngec në transfertë, mbetet në vend të dytë

Kategoria e Parë/ Dinamo ngec në transfertë, mbetet në vend të dytë

17:28, 09/04/2023

Dinamo hedh një hap falsë në transfertë teksa kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Turbinës në Cërrik.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Albi Metanit në minutën e 19-të.

Një gol që mbeti në fuqi deri në të 60-tën, atëherë kur Ilir Allmuça barazoi shifrat.

Blutë tentuan deri në fund për të përmbysur ndeshjen, por vendasit rezistuan dhe ia dolën të merrnin një pikë të çmuar.

Pas këtij barazimi, Dinamo mbetet në vendin e dytë të klasifikimit me 41 pikë, një më pak se kryesuesit e Skënderbeut dhe dy më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Nga ana tjetër, Turbina mbetet poshtë në renditje, në vendin e 12-të me 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Korabi mposhti me rezultatin 1-0, Orikun.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Keko në minutën e 80-të teksa pas këtij trepikëshi, dibranët ngjiten në kuotën e 35 pikëve në vend të katërt. Ndërkohë, Oriku mbetet në vendin e 13-të me 21 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco