Liverpool-Arsenal/ Formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen skuadrat në super duelin e Premier League

Liverpool-Arsenal/ Formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen skuadrat në super duelin e Premier League

17:05, 09/04/2023

Arsenali luan një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare në rrugën e titullit, teksa sfidon Liverpoolin në transfertë.

Trajneri Mikel Arteta i beson formacionit të zakonshëm. Në sulm rreshtohet treshja Saka, Martinelli dhe Jesus.

Sigurisht, nuk mungon në 11-tëshen titullare Granit Xhaka, që luan në mesfushë përkrah Partey dhe kapitenit Odegaard, ndërsa në qendër të mbrojtjes rreshtohen Holding e Gabriel.

Ndërkohë, në kampin kundërshtar, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, përzgjedh po ashtu një treshe në sulm me Diogo Jota, Gakpo dhe Salah, që do të tentojnë t’i prishin punë Arsenalit.

Në mesfushë është titullar kapiteni Jordan Henderson, së bashku me Jones e Fabinho teksa qendra e mbrojtjes formohet nga dyshja Konate-Van Dijk.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco