Kërcënimi ndaj arbitrave/ Ja kush ishte kryesori i ndeshjes së pezulluar Kastrioti-Bylis

Kërcënimi ndaj arbitrave/ Ja kush ishte kryesori i ndeshjes së pezulluar Kastrioti-Bylis

16:53, 09/04/2023

Futbolli shqiptar është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi FSHF ka bërë publike faktin se gjyqtarët nuk duan të drejtojnë më ndeshjet e klubit të Kastriotit pasi kanë marrë kërcënime me jetë.

Një vendim i rëndë i “xhaketave të zeza”, ashtu si edhe komunikata e FSHF-së, që ka shpjeguar se një natë më parë gjyqtarët e Kastriotit-Bylis, kishin marrë gjithashtu kërcënime.

Ndaj ishte vendosur anulimi i ndeshjes në fjalë deri në një vendim të mëvonshëm.

Gjyqtari i cili ishte caktuar sot që të gjykonte këtë finale të mirëfilltë për mbijetesën mes dy skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje, ishte një ndërkombëtar.

Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, FSHF kishte caktuar Juxhin Xhajën si kryesor për të mbajtur drejtësi në këtë duel.

Deklarata për shtyp e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco