Erdhi për të fituar tripletën, Tuchel reagon pas eliminimit të Bayernit nga Kupa e Gjermanisë

Erdhi për të fituar tripletën, Tuchel reagon pas eliminimit të Bayernit nga Kupa e Gjermanisë

10:13, 05/04/2023

Duket se largimi i parakohshëm i Nagelsmanit në krye të Bayernit me pretekstin e drejtuesve se ai nuk po bindte në objektivat e tyre madhore ka dhënë efekt “zyrtar” te Tuchel.

49-vjeçari gjerman edhe pse erdhi me bujë, ra përball Freiburgut në Kupën e Gjermanisë (Bayerni u mund në shtëpi 2-1 në kohën shtesë) dhe hoqi mundësinë të fitojë një trofe të rëndësishëm në planet e bavarezëve.

Vetë Tuchel e vendosi theksin te goditja finale përpara portës dhe shkundjen e të tijve se situata të tilla në ndeshjet e ardhshme mund të cenojnë edhe në kompeticionet ku ata janë aktivë:

“Jam shumë i zhgënjyer që nuk arritëm të dërgonim topin në kudrat në tentativa flagrante. Nuk ka rëndësi nëse e merituam eliminimin apo jo, ne jemi jashtë dhe ky komponent nuk ndryshohet pavarësisht diskutimeve.

Gabimet na shoqëruan përgjatë gjithë lojës, arsyeje e fortë se përse kërkohet reflektimi në kohë rekord. Lakmia duhet të jetë prezente në filozofinë e çdo lojtari, pasi komoditeti në një pikë të tillë mund të na ndëshkojë edhe në turnetë ku jemi ende aktivë”, përfundoi i shqetësuar Tuchel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco