Çfarë po ndodh me familjen Ronaldos në Arabinë Saudite?Georgina befason me mesazhin për...

Çfarë po ndodh me familjen Ronaldos në Arabinë Saudite?Georgina befason me mesazhin për...

17:56, 04/04/2023

Pas premierës së sezonit të dytë të reality-show të saj, Georgina Rodriguez vazhdon të lerë pa fjalë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Kanë kaluar rreth dy javë nga një deklaratë e Georgina Rodriguez e cila fliste për akte bullizmi ndaj fëmijëve të saj dhe Ronaldos në shkollë por më pas ajo bëri një hap të madh pas. Zonja Ronaldo shkruajti një mesazh publik, duke rishikuar deklaratën e akuzuar mediat.

“Ne e vlerësojmë shumë punën që e bëjnë, për fëmijët tanë si familje, prindër si dhe në nivel personal”.

Mesazhi vazhdon: “Falë Zotit ne kemi pasur gjithmonë përvojë të mirë në çdo vend dhe në çdo shkollë. Ne i admirojmë secilin prej tyre, kemi respekt dhe admirim për të gjithë profesionistët e përfshirë në edukimin e fëmijëve tanë”.

Për t’i dhënë fund deklaratës, Georgina përfundoi duke thënë se fëmijët e tyre kanë gjetur miq të mirë dhe janë shumë të lumtur në shkollën e tyre të re

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco