Derbi i Italisë për Kupën/ Asllani projektohet titullar në supersfidën ndaj Juves

Derbi i Italisë për Kupën/ Asllani projektohet titullar në supersfidën ndaj Juves

17:35, 04/04/2023

 

Juventusi dhe Interi do të përballen mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Derbi i Italisë do të vijë këtë sezon për herë të tretë, ku fillimisht është luajtur dy herë në kuadër të Serie A. Pritet të jetë një ndeshje spektakolare, ku një shans të artë do të ketë edhe talenti kuqezi Kristjan Asllani.

Simone Inzaghi ka projektuar formacionin për ditën e sotme ku një vend i është rezervuar edhe Kristjan Asllanit. 21-vjeçari do të ketë çelsat e mesfushës zikaltër në një sfidë shumë të rëndësishme, ku do të mbulojë pozicionin e Marcelo Brozovic.

Në skemën 3-5-2, Asllani do të përbëjë mesfushën së bashku me Barella dhe Mkhitaryan, ndërsa në krahë pritet të jenë Bellanova dhe Dimarco. Në mbrojtjen me tre pritet të jenë Darmian, Acerbi dhe Bastoni, ndërsa në sulm do të zbresë dyshja Lautaro-Dzeko. Rikthehet në portë edhe Samir Handanovic që prej kohësh ka humbur vendin e titullarit që mbahet nga Andre Onana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco