'Barça na ka mposhtur tre herë, tani është radha jonë', Ancelotti motivon skuadrën: Bëjmë gjithçka për finalen

'Barça na ka mposhtur tre herë, tani është radha jonë', Ancelotti motivon skuadrën: Bëjmë gjithçka për finalen

17:17, 04/04/2023

 

“Barça na ka mposhtur tre herë këtë sezon, tashmë është radha jonë”. Është kjo fjali që e shpejgon më se miri konferencën për shtyp të Carlo Ancelottit në prag të El Clasicos përballë Barcelonës. Real Madridi do të udhëtojë në “Camp Nou” për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe objektivi është të përmbysë humbjen minimale të sfidës së parë për të siguruar një vend në finalen e madhe.

“Jemi në formë të mirë, jemi të motivuar dhe të fokusuar. Mendoj se të gjithë po ndihemi pozitiv pas ndeshjes kundër Valladolidit. Jemi në një nivel të lartë dhe me plot besim se mund të bëjmë një performancë të mirë”.

MESFUSHA-“Kroos dhe Modric janë të paprekshëm, por kjo nuk do të thotë se do të luajnë. Modric ishte i paprekshëm edhe kundër Valladolidit, por ai ishte në stol. Unë duhet të marr parasysh burimet që kam në pankinë, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme, ashtu si vitin e kaluar.

Të nisesh ndeshjen nga minuta e parë nuk është gjëja më e rëndësishme, gjëja kryesore është që djemtë që nuk luajnë që në fillim të përpiqen të kenë ndikim”.

EL CLASICO- “Është gjithmonë ndeshja më e madhe për Real Madridin, për tifozët, për lojtarët dhe trajnerin. Ka një rivalitet të madh dhe kjo ndeshje mund të na çojë në një tjetër finale. Është një kompeticion i rëndësishëm dhe ne jemi shumë afër. Do të bëjmë gjithçka për të rezervuar vendin tonë në finale”.

QASJA TAKTIKE- “Një opsion është të bëjmë të njëjtën gjë përsëri, por do të duhet të vlerësojmë ndeshjen e fundit të El Clasicos sepse bëmë mirë. Nuk do të shikojmë rezultatin. Ne luajtëm mirë dhe ishim afër fitores në ndeshjen e fundit në Camp Nou. Duam të bëjmë një performancë të mirë dhe ndeshja e fundit nuk ishte e keqe”.

SFIDA ME XAVIN- “Kjo sfidë nuk është një ndeshje kokë më kokë mes trajnerëve. Barça na ka mundur tre herë këtë sezon, kështu që tani është koha që ne t’i mposhtim ata”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco