U përfol për Naglesmann, por kandidati kryesor për stolin e Chelsea është trajneri spanjoll

U përfol për Naglesmann, por kandidati kryesor për stolin e Chelsea është trajneri spanjoll

17:09, 04/04/2023

 

Pas shkarkimit të Graham Potterit nga stoli, Chelsea është në kërkim të trajnerit të ri që do të ulet në stolin e “Bluve”. Menjëherë pas largimit të trajnerit anglez, në skenë si kandidati kryesor doli emri i Julian Nagelsmann i cili u shkarkua gjithashtu pak kohë më parë nga drejtimi i Bayern Munich.

Megjithatë, orët e fundit nga mediat angleze kandidati kryesor i Chelsea për stolin është një tjetër trajner. Bëhet fjalë për Luis Enriquen i cili është pa skuadër që kur mbylli bashkëpunimin e tij me Kombëtaren e Spanjës.

Sias “The Sun”, Enrique ka nisur negociatat me drejtuesit e Chelsea në mënyrë që të fillojë sa më parë nga puna në Londër. Ndërkohë në rast se dështon kjo pistë, emri i Naglesmann mbetet gjithmonë si atlernativë në kampin blu.

Emri i tretë është ai i trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti i cili po bën një punë të shkëlqyer me napoletanët të cilët janë drejt titullit në Serie A, por gjithashtu në luftë edhe në Champions League

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco